LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori shqiptar në OKB: Ukraina po reziston, Rusia po zhytet në baltë!

Ambasadori shqiptar në OKB: Ukraina po reziston, Rusia po zhytet në baltë!

Ambasadori  i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit këtë të enjte në mbrëmje tha se Ukraina po i reziston pushtimit rus.

“Lajmi kryesor është që Ukraina po mbahet, po reziston, që po fiton dhe Rusia po zhytet në baltë, në tokë, moralisht, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht. Rusia që ta fitojë duhet të bombardojë të gjithë, ta bëjë Mariupol kudo”, u shpreh Hoxha.


“Më shumë se 3 milion njerëz kanë ikur, më shumë se popullata e vendit tim”, tha Hoxha.

Ai thekson se forcat ruse nuk po kursejnë askënd në Ukrainë, ndërkohë që korridoret humanitare nuk po funksionojnë.

“U bënë 3 javë nga ky sulm i pajustifikuar i Rusisë, shume vdekje  janë raportuar nga civilët, varre masive, shkatërrim i shtëpive, shkollave. Nuk është e nevojshme të përshkruajmë mizorinë. Korridoret humanitare nuk po funksionojnë. Asgjë nuk po kursehet, në fillim materniteti, kisha, teatri, çdo gjë është bombarduar. Por lajmi kryesor është që Ukraina po mbahet , po reziston, që po fiton dhe Rusia po zhytet ne baltë, në tokë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht. Rusia që ta fitojë duhet të bombardojë të gjithën, ta bëjë Mariupol kudo”, tha Hoxha.

Sipas tij Ukraina fitoi dje betejën e parë, me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Një krizë tjerë është ajo humanitare, ekonomike, varfëria që do të vijë më pas. Zhvillimet e bëra do të humbasin duke lënë shenja për brezat e ardhshme. E vetmja mënyrë që të ndalim këtë është që Rusia të ndalojë sulmin dhe të shkojë në shtëpi. Agresioni rus është lakuriq atje”, tha ai. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori