Ambasadori i Polonisë në Francë, Jan Emeryk Rosciszewski, tha në një intervistë për mediat franceze se mund të krijohet një situatë në të cilën Polonia do të duhet të hyjë në luftë nëse Ukraina nuk është në gjendje të mbrohet nga Rusia.
“Nuk është NATO, Polonia apo Sllovakia që po ushtron presion në rritje, por Rusia, e cila sulmoi Ukrainën. Rusia, e cila pushton territoret. Rusia, e cila vret njerëzit e saj. Dhe Rusia, e cila rrëmben fëmijët ukrainas. Pra, ose Ukraina do të mbrojë pavarësinë e saj, ose do të na duhet të hyjmë në këtë konflikt. Sepse do të kërcënohen vlerat tona kryesore, të cilat ishin baza e qytetërimit dhe kulturës sonë. Kështu që ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të hyjmë në konflikt”, tha Rosciszewski, transmeton Telegrafi.
Pas komentit të ambasadorit, ambasada polake në Francë ka publikuar një deklaratë ku thuhet se disa media e kanë interpretuar ambasadorin “jashtë kontekstit”.
“Gjatë një bisede tridhjetë minutëshe me redaktorin, ambasadori Rosciszewski mbrojti nevojën që aleatët të mbështesin Ukrainën. Ai foli gjithashtu për kërcënimin që Rusia përfaqëson për Evropën dhe vlerat evropiane”, njoftoi ambasada.
Ata shtuan se “nëse dëgjohet me kujdes” e gjithë biseda bëhet e qartë se nuk kishte asnjë njoftim për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Polonisë në konflikt, por vetëm një paralajmërim për pasojat që mund të kishte një disfatë e Ukrainës, mundësinë e një sulmi rus ose përfshirjen e më shumë vendeve të Evropës Qendrore, shteteve baltike dhe Polonisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre