LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Minxhozi: Problemi i dialogut sot është më i thjeshtë, ka qasje më realiste nga SHBA-ja

Dardan sent Today at 12:52 PM
Foto: Arkiv

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në një intervistë për Telegrafi.com ka thënë se, aktualisht problemi i dialogut është më i thjeshtë, pasi sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës karshi këtij procesi kanë një qasje më realiste.

Minxhozi thotë se dialogu është një çështje gjithëpërfshirëse ku duhet të ketë vullnet nga të gjitha partitë politike për ta përkrahur këtë proces.


“Problemi i dialogut sot është me i thjeshtë se çfarë ishte dje, për një arsye shumë të madhe, pasi ka një qasje më pozitive dhe realiste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë proces. Në Ditën e Republikës së Serbisë, presidenti Joe Biden dërgon një mesazh ku thotë që patjetër duhet të ketë njohje reciproke midis Serbisë dhe Kosovës. Kosova e njeh Serbinë si shtet, atëherë edhe kjo duhet ta bëjë, prandaj mendoj që ky proces të filloj sa më parë”, thotë Minxhozi.

Ai shton se faktori SHBA-Evropë është më i bashkuar se kurrë dhe se duhet të shfrytëzohet ky moment.

“Dialogu është një çështje gjithëpërfshirëse ku duhet të ketë vullnet nga të gjitha forcat politike për ta përkrahur këtë proces. Pa një bashkëpunim të gjerë, kjo është një çështje që nuk mund të realizohet. Marrim deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman [Heiko Mass], i cili thotë se Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës. Faktori SHBA-Evropë është më i bashkuar se kurrë dhe ne duhet ta përdorim këtë”, shton ai.

Sipas ambasadorit, SHBA-ja do t’i përkushtohet në një shkallë më seriozë këtij procesi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bënë qeverinë e tyre me 20 janar dhe brenda një muaji, dy herë presidenti Biden ka folur për këtë çështje dhe shprehet me nota shumë pozitive për Kosovën dhe shfaq atë dëshirën e madhe që këtij procesi do t’i shkohet më një shkallë serioziteti nga më e larta”, tha Minxhozi.

Në këtë intervistë, ambasadori Minxhozi ka folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori