Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Ambasadori Kosnett ka thënë se vendimi i qeverisë për të shuar task-forcën kundër korrupsionit ka qenë i gabuar.
“Mendoj se ka qenë vendim i gabuar pasi task-forca kundër korrupsionit ka qenë shumë efektive. Nëse do të modifikohej kjo task-forcë do të ishte diçka normale”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se edhe shkarkimi i disa drejtorëve të institucioneve ka krijuar percepsionin te popullata se është bërë për shkaqe politike.
Kosnett nuk ka dashur të përgjigjet nëse pas vjedhjes së dy milionë euro dikush është dashur të japë dorëheqje.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë të shohin një hetim serioz për këtë rast. Nuk është puna ime që të them se duhet të shkarkohet dikush…Njerëzit duhet të japin llogari për gabimet e tyre dhe gabimet që ndodhin në institucionet e tyre”.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se korruspioni dhe nepotizmi janë ndër problemet më të mëdha që përballet Kosova./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251