LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori japonez vlerëson potencialet turistike të Kosovës

Ambasadori japonez vlerëson potencialet turistike të Kosovës

Përfaqësuesi i Japonisë në KS të OKB, ka theksuar se Kosova ka resurse për zhvillimin e turizmit.

Ai duke folur për shtetin më te ri në Evropë, ka përmendur se një varg vendesh të cilat mund të vizitohen në Kosovë, duke filluar nga Ujëvara e Mirushës, Shpella e Gadimes dhe Banja e Pejës – ujërat termal të cilat i ka, raporton Telegrafi.


“Kjo është një gjë që popullit japonez dhe mua na pëlqen shumë. Kam qenë në Prizren dhe Graçanicë, në manastiret të cilat janë në këto vendbanime, të cilat sipas tij, mund të radhiten te vendet turistike. Të shkojmë në Kosovë dhe ta zbulojmë Kosovën. Për Kosovën që të shihet si një demokraci e mirëfilltë dhe e pjekur, sfida më e madhe është pajtimi në mes komuniteteve”, ka shtuar përfaqësuesi japonez./Telegrafi/