LAJMI I FUNDIT:

Heldt në inaugurimin e Parkut për Inovacion: LVV dhe LDK kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të arritur deri këtu

Heldt në inaugurimin e Parkut për Inovacion: LVV dhe LDK kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të arritur deri këtu

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt gjatë inaugurimit të Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren ka thënë se është krenar që është ka filluar punën ky park, që është bashkëpunim gjermano-kosovar.

Held në fjalën e tij të rastit, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mundësuar këtë projekt, derisa ka lavdëruar punën e partnerëve aktual të koalicionit qeverisës.

“Ne kemi punuar dy vjet në mënyrë kolektive për të arritur këtë moment ku më në fund nisim punën, është gjithmonë në pyetje puna ekipore. Dhe puna ekipore gjithashtu i tejkalon linjat e zakonshme se ku qëndron, kështu që, jam shumë i lumtur që kjo përpjekje e punës ekipore mes Kosovës dhe Gjermanisë ka arritur deri në këtë pikë sot, dhe për periudhën e fundit, që ne kemi ndërmarrë muajt e kaluar, një falënderim për Zyrën e Kryeministrit, për vetë kryeministrin, ministrat, dhe unë me të vërtetë do të doja të nënvizoj të dyja edhe Vetëvendosjen edhe LDK që kanë bëre një punë të jashtëzakonshme deri më tani për të arritur deri këtu. Edhe një herë, sfidat e mëdha janë puna në ekip, askush nuk mundet t’i bëjë ato vetëm, as këtu në Kosovë e as në Gjermani apo midis dy vendeve tona, gjithmonë ka të bëjë me bërjen e gjërave së bashku për hir të popullit këtu”, tha Heldt.


Kurse, kryeministri në detyrë Albin Kurti këtë park e ka quajtur hap të madh në transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë, duke u orientuar në teknologjinë informative.

parku paraqet një projekt qeveritar të rëndësisë së madhe dhe parashikohet që Qeveria e Kosovës të kontribuoj me marrëveshjen e bashkëfinancimit në shumë prej 11.9 milionë euro që është në negocim e sipër midis dy ekipeve.

“Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani ka histori të gjatë që buron që nga lidhjet ndërmjet popujve tanë deri te mbështetja gjermane për çlirimin e Kosovës. Kontributi i pasluftës në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës është vlera më e lartë që ka mundësuar që një kamp i dikurshëm ushtarak të shndërrohet në nyje ndërlidhëse ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Ditë më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës mori vendim që sipërfaqja prej 40 hektarësh, ku dikur ishin kazermat e KFOR-it gjerman, tani t’i kalojë në shfrytëzim shoqatës “ITP Prizren”, e cila do ta zhvillojë parkun gjermano-kosovar të trajnimit dhe inovacionit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Ekonomi
Kalo në kategori