LAJMI I FUNDIT:

Apel për ndihmë për familjen Haxhisefa që i shpëtoi zjarrit në Londër

Apel për ndihmë për familjen Haxhisefa që i shpëtoi zjarrit në Londër

Ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci, ka vizituar familjen shqiptare që ishte viktimë e zjarrit në ndërtesën “Grenfell”. Meqë kjo familje ka humbur banesën e tyre, ai kërkon donacione financiare për ta.

“Sot vizitova familjen Haxhisefa, Avniun (babai), Adrianën (nëna) dhe fëmijët Alkin (17 vjeç) dhe Altin (10 vjeç), familjen e vetme kosovare banorë të Grenfell Tower, e cila, për fat të mirë, i shpëtoi më të keqes në zjarrin tragjik, i cili e kaploi ndërtesën e tyre, në natën e 14 qershorit. Së bashku me familjen Haxhisefa, si dhe me zyrtaren konsullore të ambasadës, Vjollca Halimi, vizituam vendin e ngjarjes, ku kjo familje, përveç që humbi tërësisht banesën, e cila ishte shëndërruar në votër të tyre familjare për pesëmbëdhjetë vite, së bashku me të gjitha gjësendet familjare, ata humbën edhe një pjesë të kujtimeve të çmuara familjare të cilat i kishin mbledhur përgjatë viteve aty. Fatin e familjes Haxhisefa, të cilët falë ndihmës së fqinjve dhe zhdërvjelltësisë së tyre i shpëtuan më të keqes, mjerisht nuk e patën edhe me dhjetëra familje të tjera të cilat u kapërdisën nga flakët e zjarrit kobzi. Është kjo një tragjedi e rëndë njerëzore e cila ka tronditur mbarë opinionin britanik, por edhe atë kosovar.


Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë komunitetit tonë në Britani të Madhe, që t’i hapin zemrat e tyre dhe ta ndihmojnë familjen Haxhisefa, për t’ia dalë mbanë kësaj tragjedie e cila i ka rënduar. Edhe pse shteti britanik po iu del në ndihmë gjithnjë e më shumë, ata, por edhe familjet e tjera të prekura nga kjo fatkeqësi, kanë nevojë për ndihmën dhe kujdesin tonë. Duke njohur shpirtin solidar të komunitetit tonë, kam besim të plotë që familja Haxhisefa do ta ndiejë kujdesin dhe mbështetjen tonë në këto ditë të vështira për ta. Për këtë qëllim, unë e kam lutur avokatin dhe aktivistin e dalluar të komunitetit shqiptar në Londër, z. Artan Llabjani, që ta hap një llogari në internet ku komuniteti ynë mund të japë donacione financiare. Gjithashtu, të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë gjësende të tjera, si rroba, ushqim dhe materiale të tjera, këtë mund ta bëjnë duke i sjellë ato në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Londër (8 John Street, WC1N 2EB), të cilat pastaj do t’iu dorëzohen familjes Haxhisefa dhe familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi.

Linku për donacione: https://www.gofundme.com/support-family-affected-by-the-gree

Ju faleminderit për ndihmën dhe kujdesin tuaj!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori