LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Gjermanisë vizitoi Agjencinë Kundër Korrupsion, konfirmon mbështetjen

Ambasadori i Gjermanisë vizitoi Agjencinë Kundër Korrupsion, konfirmon mbështetjen

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, është takuar me Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Sipas njoftimit për media, Havolli dhe Ambasadori Heldt diskutuan për punën dhe sfidat e Agjencisë Kundër Korrupsion në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.


“Diskutuam për avancimet në kornizën ligjore të Agjencisë, procesin e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë, zbatimin e ligjit për konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Ambasadori Heldt theksoi se vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Gjermanisë në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit./Telegrafi/