LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman në Beograd: Dialogu nuk ka vdekur, thjesht nuk po ndodh për momentin

Ambasadori gjerman në Beograd: Dialogu nuk ka vdekur, thjesht nuk po ndodh për momentin

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se dialogu në Bruksel nuk ka vdekur.

“Dialogu nuk ka vdekur thjesht nuk ndodh për momentin”, citohet të ketë thënë Schieb për Radiotelevizionin e Vojvodinës, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Sipas tij, ideja dhe synimi nuk ishte të zëvendësohej roli i Bashkimit Evropian dhe formati, veçse të mbështetej formati aktual në të cilin zhvillohen bisedimet.

Kur u pyet për humbësit apo fituesit e shtyrjes së takimit në Paris, ai tha se qëllimi është rifillimi i dialogut.

“Ky është qëllimi ynë kryesor, nuk duam që në këto bisedime të kemi humbës apo fitues”, ka thënë tutje ambasadori gjerman, i cili, ka vënë në dukje se taksa e vendosur nga autoritetet në Kosovë për produktet nga Serbia duhet të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Duke përkujtuar se Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës, ai tha se qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, por se Gjermania nuk parashikon më parë se çfarë do të jetë rezultati i dialogut.

“Rezultati duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore që kontribuon në stabilitetin e rajonit”, ka thënë Schieb.

Ndërsa në pyetjen rreth korrigjimit të kufirit apo shkëmbimit të territoreve, ai tha se kancelarja gjermane Angela Merkel ishte e qartë se Gjermania ka rezerva në lidhje me këtë çështje dhe se nuk mendon se kjo ishte një ide e mirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori