LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori francez për Rregulloren e BQK-së: Si do t’i marrin serbët pensionet, nevojiten më shumë konsultime

Ambasadori francez për Rregulloren e BQK-së: Si do t’i marrin serbët pensionet, nevojiten më shumë konsultime

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka bërë thirrje për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e cila përcakton euron si monedhë të vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë deri sa të adresohen shqetësimet e komuniteteve.

Ambasadori ka thënë se ndonëse vendet e QUINT-it përkrahin këtë rregullore pasi synim ka rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë megjithëse siç thotë ai gjatë kësaj periudhe tranzicioni duhet të ketë më shumë informim e konsultime para se të implementohet.


“Kërkesa jonë që e kemi bërë, ne dhe vendet e QUINT-it është që të bëhet një tranzicion para se të implementohet kjo rregullore, duhet të ketë më shumë konsultime dhe informata para se të implementohet. Ne bëjmë thirrje për pezullimin e kësaj rregullore për hir të informimit të duhur të popullatës, dhe mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve së mundshme teknike”, ka deklaruar Guerot.

Sipas tij është e rëndësishme që të dy palët të ulen dhe të diskutojnë çështjet teknike para implementimit të kësaj rregulloreje dhe se kanali i vetëm sipas tij për zgjidhjen e kësaj situate është dialogu.

Zhurma për dinarin serb, Kurti ua sqaron diplomatëve të huaj në Kosovë, esencën e rregullores së BQK-së
Lexo po ashtu Zhurma për dinarin serb, Kurti ua sqaron diplomatëve të huaj në Kosovë, esencën e rregullores së BQK-së

“Mendoj që është gjë e rëndësishme për të gjithë përkundër teknaliteteve, po flasim për pensionet, pagat dhe në mënyrën e duhur të funksionimit të shkollave dhe spitaleve që janë përdorur nga komuniteti serb në këtë vend. Rregullorja e BQK-së ka për qëllim të ketë më shumë transparencë dhe ne këtë e përkrahim, sidoqoftë e ka potencialin e një ndikimi direkt se si do të veprojë ky komunitet, si do të marrin pensionet ata njerëz, do të donim të ketë më shumë konsultime para se të implementohet e njëjta dhe një informim më i gjerë për njerëzit, është fjala për çështje konkrete që ndikojnë te një pjesë e madhe e njerëzve”, ka vijuar ai.

Guerot thotë se qeveria e Kosovës sikurse qeveritë demokratike duhet të gjejnë mënyra të duhura që kur të propozojnë diçka të mos ndalojnë diçka tjetër, në këtë rast transferet.

“Qeveria e Kosovës sikurse qeveritë demokratike kanë fuqinë për të bërë klauzola, kur gjërat janë të ndaluara, në një qeveri demokratike duhet të kërkojnë dhe të gjejnë mënyra se si gjërat të cilat propozojnë nuk ndalojnë gjërat tjera, si transferet. Duhet të ketë diskutime me njerëzit që kanë ndikim të drejtpërdrejtë, është fjala për paratë e serbëve, kanali i duhur është që të dialogohet”, ka theksuar ambasadori francez në RTVD.

Ndryshe, Rregullorja e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Ajo parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja.

Me anë të kësaj rregulloreje, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori