LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Britanisë uron në shqip: Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit!

Ambasadori i Britanisë uron në shqip: Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith ka shpërndarë sot një urim të veçantë për 110-vjetorin e Pavarësisë.

Në një video-mesazh në Twitter, diplomati britanik krahas urimit shkruan se ky vit ka qenë i veçantë për Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve, por edhe për të personalisht.


Diplomati shkruan se këto marrëdhënie duhet të vazhdojnë të forta edhe në të ardhmen.

“Më lejoni të uroj sot gëzuar Pavarësinë dhe Ditën e Çlirimit për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Shqipëri, në Mbretërinë e Bashkuar apo në të gjithë botën. Ky ka qenë një vit shumë i veçantë për ne dhe për mua personalisht. Gjatë gjithë këtij viti, kam pasur mundësinë të zbuloj këtë vend të mrekullueshëm dhe të shoh pasuritë dhe shumëllojshmërinë që ai ofron”, tha Amasadori.

“Ka qenë gjithashtu një vit i veçantë për Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar ndërsa festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve tona. Duam që këto marrëdhënie të vazhdojnë të forta në të ardhmen,” shton Ambasadori.

“Prandaj sot dua t’u them të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit”, thotë në shqip urimin në fund King Smith në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori