LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Baily konfirmon përkrahjen e SHBA-ve për Maqedoninë

Ambasadori Baily konfirmon përkrahjen e SHBA-ve për Maqedoninë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi takim pune me ambasadorin e SHBA-ve, Jess Baily, ku janë përsëritur mesazhet e dhëna gjatë Samitit të Podgoricës të mbajtur në fillim të muajit, me çka përforcohen perspektivat euro-atlantike të vendit.

Siç njoftojnë nga kabineti qeveritar, në këtë takim janë konfirmuar konstatimet nga takimi bilateral ndërmjet kryeministrit Zaev dhe zëvendës kryetarit të SHBA-ve, Mike Pence, se Maqedonia mund të llogarisë në përkrahjen e plotë të SHBA-ve për anëtarësim në NATO.


Kryeministri Zaev dhe ambasadori Baily kanë biseduar edhe për Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe republikës së Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni, ku u bë vlerësimi se kjo marrëveshje paraqet themel për zgjerimin dhe avancimin e bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet vendeve të rajonit dhe se kjo marrëveshje sinjalizon përforcimin e përkushtimit të Maqedonisë për integrim sa më të shpejtë në BE./Telegrafi/