LAJMI I FUNDIT:

​Ambasadori Abbott u kërkon deputetëve zgjidhje për Kodin Civil në mbështetje të komunitetit LGBTI

​Ambasadori Abbott u kërkon deputetëve zgjidhje për Kodin Civil në mbështetje të komunitetit LGBTI

Ambasadori i Britanisë të Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë sot se është e qartë se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, porse shtoi se me këtë nevojitet një zgjidhje për çështjen e Kodit Civil.

Gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Abbott tha se është koha që deputetët të mendojnë për shoqërinë dhe të gjejnë një zgjidhje për zbatimin e Kodit Civil, pavarësisht bindjeve personale.


“Të drejtat e njeriut janë prioritet edhe për Britaninë e Madhe dhe janë pjesë e vlerave tona. E mirëpres prioritetin që ju i keni dhënë çështjes për dhunën në familje dhe siç kemi parë gjatë kohës së COVID-it, kemi pasur dhunë ndaj vajzave dhe grave por jo vetëm, ne për një kojë ishim duke iu ofruar ndihmë dhe mbështetje disa strehimoreve në Kosovë dhe kemi ndihmuar edhe në krijimin e një strehimoreje të re. Jam shumë i interesuar të dëgjoj me shumë për këtë se çfarë mendoni se ne mund te ofrojmë. Dua të flasim pak edhe për kodin civil dhe si mendoni që do të zgjidhet kjo gjatë muajve të ardhshëm”, tha ambasadori Abott.

Ndërsa kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se vazhdon të jetë kundër Kodit Civil duke shtuar se nuk është ende e gatshme të pranoj lirinë për komunitetin LGBTI.

“Brenda komisionit jemi të ndarë sa i përket Kodit Civil. Jemi komision për të drejtat e njeriut dhe jemi adresa e parë për të drejtat e njeriut. Jemi një shtet i vogël duhet të kuptoni dhe te gjithë deputetët, brenda dhe jashtë, kemi traditën tonë, kulturën tonë dhe mendoj qe ndoshta nuk jemi ende të gatshëm të bëjmë një gjë të tillë. Unë isha kundër Kodit Civil edhe tani e kam ketë qëndrim. Është ligji shumë i rëndësishëm, është përmbajtësor, unë nuk jam ende e gatshme, unë jam duke folur në emrin tim personal jo të komisionit, nuk jam ende e gatshme për këtë liri, për këto gjëra të cilat unë nuk i kuptoj apo nuk i mbështes”, ka thënë Balje.

Lidhur me këtë çështje foli edhe deputetja LAbinotë Demi-Murtezi.

Ajo tha se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e Kodit Civil, porse kur vjen fjala të cenimi i asaj që quhet familje e drejtë, Murtezi tha se kanë rezerva.

“Është i nevojshëm një sqarim çka nënkupton bashkësia e regjistruar civile. Kur bëhet fjale për familjen jam shumë e rezervuar sepse kemi parë se nëse kjo quhet familje atëherë shkon drejt adaptimit të fëmijëve e këtu i kam rezervat e mija. Jo pse duhet të jemi linçues, ndjehem keq për cdo ofendim qe marrin personat e komunitetit të tillë. Kur bëhët fjale vetëm per regjistrim dhe te drejta elementare nuk është diçka që ne tentojmë ta censurojmë”, tha deputetja Labinotë Demi-Murtezi.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi tha se të gjithë duhet të jenë të lirë në zgjedhjen e tyre.

“Kodi Civil është dokumenti më i rëndësishëm. Pasi kërkojmë të bëhemi pjesë e botës demokratike ne duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për grupet e veçanta. Ciki është trajtimi që u ofrojmë këtyre grupeve. Isha shumë e zëshme për gratë me mbulesë që kanë të drejtë të jenë të lira të shkojnë në shkollë, ashtu mendoj që duhet të jenë edhe grupet e tjera. Nuk dëshirojmë që asnjë grup që ndjehet i margjinalizuar, të lihet anash”, tha ajo.

Ambasadori Abbott u tha deputetëve që qëndrimi i Britanisë në mbështetje të komunitetit LGBT është i qartë.

Ai tha se deputetet duhet të mendojnë për shoqërinë në përgjithësi dhe jo të ndërrojnë bindjet e tyre personale.

Pozicioni i Britanisë është i qarte, mbështesim komunitetin LGBT , të gjithë duhet të jemi të barabarte para ligjit. Të gjithë duhet të kenë mundësinë të krijojnë familjet e tyre dhe të hyjnë në martesë. Kjo është ajo çfarë ne mendojmë dhe ne do të jemi në Kosobë të kujdesemi rreth kësaj dhe është e drejta jonë ta bëjmë ketë. Kam parë ndryshime edhe në qasje ne ligjet sa i përket komunitetit LGBT në Britani gjatë jetës sime, ndryshimet që kanë ndodhur atje, 50 vite më prë ne ishim në pozitën që jeni ju sot, bota ka ndryshuar. Kemi shumë ligje të cilat kalojnë në parlament që nuk na prekin si individ por kjo është çështje që na prek te gjithëve, kjo është si definiohemi ne. Unë jam i martuar për 37 vite tani, një kohë të gjatë por këndvështrimi im personal është që është një harmoni që duhet të krijohet dhe ju si deputetë duhet të mendoni si do të udhëhiqni këtë çështje, nuk duhet t’i ndryshoni opinionet e juaja personale ju duhet të mendoni për shoqërinë në përgjithësi”, tha ambasadori Abbott, njofton KP./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"

Lajme
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

Komunat
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
Kalo në kategori