LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës pa koment për gjendjen politike në Maqedoni

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës pa koment për gjendjen politike në Maqedoni

Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë, Siril Bomgartner dhe ambasadorja gjermane, Anke Holstein sot në konferencë për shtyp në Manastir nuk u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve për ngjarjet aktuale politike në Maqedoni.

Sipas tyre, temë përqendrimi është në Manstir është shënimi i përvjetorit të armëpushimit mes Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Parë Botërore.


“Nuk dua të hyj në komente të përgjithshme për situatën në vend dhe veçanërisht për situatën politike. Sot në Manastir shënojmë pajtimin dhe afrimin mes Francës dhe Gjermanisë, u përgjigj ambasadori francez Bomgartner.

Në takim me gazetarët, ambasadorja gjermane Holstein në pyetjen identike theksoi se dita e sotme i përkushtohet ditës së armëpushimit dhe kuptimit për një të ardhme më të mirë./Telegrafi/