LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorët amerikanë në Kosovë e Serbi me mesazhe të njëjta: Dialogu s’mund të jetë më i vështirë se fluturimi në Hënë

Ambasadorët amerikanë në Kosovë e Serbi me mesazhe të njëjta: Dialogu s’mund të jetë më i vështirë se fluturimi në Hënë

Këtë javë bota është përgatitur për të shënuar 50 vjetorin e shkuarjes së parë të njeriut në hënë. Apollo 11 ishte fluturakja e NASA-s që ka dërguar astronautët Neil Armstrong, Michael Collins dhe Buzz Aldrin në satelitin natyror të Tokës më 20 korrik 1969.

Ky sukses e bëri NASA-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lider botëror në shkencë dhe teknologji, në kohën kur po zhvillohej një garë e ashpër me ish-BRSS-në.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe e tërë bota po shënojnë këtë të arritur të madhe për tërë njerëzimin.

Ambasadori amerikan në Kosovë dhe ai në Serbi kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shënuar këtë datë.

Ata duke uruar për përvjetorin kërkojnë edhe njëherë që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

“Të eksplorosh gjithësinë është e arritur madhështore – dhe ende e papërfunduar. Njësoj sikur edhe të ndërtosh të ardhme në paqe në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën të kthehen në tavolinën e negociatave”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Kosnett.

Ndërsa, ambasadori Kyle Scott në Serbi, në gjuhën serbe, ka shkruar gjithashtu në Twitter: “Nëse mund të dërgojmë njeriun në Hënë, sigurisht që mund të gjejmë edhe rrugën për tu kthyer në tavolinën e bisedimeve”.

Si duket për ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe në Serbi prioritet mbetet dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë e jo zgjedhjet në këto vende. Përfaqësues të administratës amerikane e kanë thënë tërë kohën se këtë vit presin të arrihet marrëveshja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Madje edhe vetë presidenti Trump ka ftuar presidentët Thaçi dhe Vuçiq që ta nënshkruajnë marrëveshjen në Washington.

Zhvillimet politike në Kosovë dhe Serbi kanë bërë që dialogu të ndalet, duke zemëruar SHBA-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori