LAJMI I FUNDIT:

Ambasada gjermane nuk deklarohet për skandalin me përgjime

Ambasada gjermane nuk deklarohet për skandalin me përgjime

Përgjimet që nxorën skandalin e funksionimit të sistemit nga niveli i lartë në institucionet e Kosovës, nuk janë komentuar nga Ambasada gjermane në Kosovë.

Të pyetur nga gazeta “Zëri” se a ka bazë për hetime dhe se si e sheh kjo Ambasadë këtë veprim, kanë thënë se “veprimet e supozuara ilegale nuk janë çështje e tyre”. Madje, ata thonë se kjo është përgjegjësi e organeve të drejtësisë në Kosovë.


“Ambasada gjermane nuk komenton për veprimet e supozuara ilegale. Çështje si këto janë përgjegjësi e organeve të drejtësisë së Kosovës”, ka thënë për “Zërin”, Marten Johannes.