LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Kosovës në Bruksel: Për të marr shërbime konsullore, qytetarët duhet të paraqesin dëshmi vaksinimi ose testet kundër COVID-19

Ambasada e Kosovës në Bruksel: Për të marr shërbime konsullore, qytetarët duhet të paraqesin dëshmi vaksinimi ose testet kundër COVID-19

Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Bruksel ka dalë me një njoftim për qytetarët.

Nëpërmjet një njoftimi, kjo Ambasadë ua ka bërë me dije kosovarëve që tash për të marr shërbime në këtë konsullatë duhet të paraqesin dëshmi për vaksinim ose testin PCR/antigjen negativ jo më të vjetër së 24 orë.

“Duke u bazuar në vendimin  datës 30.12.2021 të Qeverisë për masat e reja anti-COVID-19, qytetarët e Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës  dhe Luksemburgut që sipas seksionit I, pika 52 dhe 53, ku përcaktohet puna me palë, të gjitha palët që do kërkojnë shërbime nga shërbimi konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në  Bruksel, do të duhen të paraqesin dëshmi vaksinimi ose test PCR/antigjen negativ jo më të vjetër se 24 orë”, thuhet në njoftim.


Po ashtu, kjo konsullatë ka bërë me dije që vetëm personat që kërkojnë shërbime do të lejohen të hyjnë brenda konsullatës, kurse shoqëruesit duhet të presin jashtë përveç rasteve kur ata janë me nevoja të veçanta ose të miturit nën moshën 18 vjeçare.

“Gjithashtu, vetëm personat të cilët kërkojnë shërbime do të lejohen të hyjnë brenda në shërbim konsullor, ndërsa shoqëruesit janë të detyruar të presin jashtë (përveç në rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm: personat me nevoja të veçanta fizike dhe personat nën 18 vjeç)”, bënë të ditur shërbimi i konsullatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori