LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Amerikës në Shkup: Largohuni nga turmat!

Ambasada e Amerikës në Shkup: Largohuni nga turmat!

Ambasada e Amerikës në Shkup ka dhënë një apel për qytetarët amerikan në Maqedoni duke i sugjeruar që të shmangin pjesmarrje në turma për festën e Pashkëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Qytetarët e Amerikaës që jetojnë dhe veprojnë në Maqedoni duhet që të shmangen nga tubimet masovike: siç janë festivalet, koncertet apo mbledhitë me karakter publik. Ju kërkojmë që të keni shumë kujdes dhe të lexoni mediat lokale dhe nëse ka çfarëdolloj nevoje ju lutemi që të na kontaktoni.” shkruajnë nga Ambasada e Amerikës


Njoftime të njejta kanë lëshuar edhe ambasadat e SHBA-ve në Kosovë dhe Shqipëri. /Telegrafi/