LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike mbështet aksionin kundër krimit të organizuar në veri

Ambasada britanike mbështet aksionin kundër krimit të organizuar në veri

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar sot pas aksionin të Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se veprimet kundër krimit të organizuar janë në interes të të gjithë qytetarëve. 

Në reagimin e Ambasadës thuhet se mbështet Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për sundim të ligjit në gjithë Kosovën.


“Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për sundimin e ligjit në të gjithë Kosovën.

Gjuajtje me armë, gaz, granata e barrikada nga serbët - gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të policisë në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Gjuajtje me armë, gaz, granata e barrikada nga serbët - gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të policisë në veri të Kosovës

Përpjekjet për të penguar këtë aksion me dhunë si dhe përdorimi i retorikës nxitëse shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt, dhe ata që i kërcënojnë duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori