LAJMI I FUNDIT:

Ambasada Amerikane në Prishtinë dhuron pajisje mbrojtëse për nxënësit që do t’i nënshtrohen Testit të Maturës

Ambasada Amerikane në Prishtinë dhuron pajisje mbrojtëse për nxënësit që do t’i nënshtrohen Testit të Maturës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) nga Programi për Ndihmë Humanitare i Komandës Ushtarake Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat do të përdoren për realizimin e Testit të Maturës.

Me këtë rast, ministri Ramë Likaj falënderoi Ambasadën Amerikane, e cila ka mundësuar një donacion të tillë për realizimin e një procesi të rëndësishëm për maturantët.


Ministri përmendi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në të gjitha fushat, por theksoi se një ndihmë e tillë është e mirëseardhur në këtë kohë të vështirë, kur po ballafaqohemi me pandeminë COVID-19.

Edhe përfaqësueset e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Majore Courtney Olson, Shefe e Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Deborah MacLean, Zyrtare për marrëdhënie me publikun të cilat dorëzuan donacionin, u shprehen të lumtura që MASh-it i është mundësuar ky donacion, në mënyrë që mësimdhënësit dhe nxënësit të jenë të mbrojtur gjatë realizimit të Testit të Maturës.

Donacioni përmban 21 mijë maska mbrojtëse dhe 3800 dezinfektues për duar, të cilat do të shpërndahen nëpër qendrat e testimit gjatë realizimit të Provimit të Maturës Shtetërore 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori