LAJMI I FUNDIT:

Amazon po ndërton një aeroport për dërgesa më të shpejta

Amazon po ndërton një aeroport për dërgesa më të shpejta

Shefi ekzekutiv i Amazonit, Jeff Bezos ka njoftuar projektin më të ri të kompanisë, i cili është një aeroport në vlerë 1.5 miliard dollarësh në Ohaio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo hapësirë pritet të jetë e ngjashme me përmasat e qendrave botërore të shpërndarësve të kompanive ajrore.


Amazon në vitin 2017 ishte pajtuar për një kontratë 50 vjeçare për një hapësirë prej më shumë se 900 hektarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kentakit Verior, përcjell Telegrafi.

Sipas Bezos, kompania planifikon të marrë në kontroll procesin e shpërndarjes duke u bërë më e besueshme dhe duke u shkëputur nga kompani si UPS, FedEx, apo USPS, për të ulur shpenzimet dhe për të përshpejtuar shpërndarjen e materialeve më të rëndësishme.

“Kjo qendër do t’i dërgojë më shpejt porositë te klienti. Do të zhvendosim shërbimin Prime nga shpërndarja brenda dy ditëve në një ditë dhe kjo qendër do të luajë një rol të madh për këtë”, tha Bezos.

Qendra pritet të hapet në vitin 2021 dhe do të krijoj dy mijë vende pune në aeroport. /Telegrafi/