LAJMI I FUNDIT:

Amazon planifikon punësimin e 150 mijë punëtorëve në prag të sezonit të blerjeve të festave

Amazon planifikon punësimin e 150 mijë punëtorëve në prag të sezonit të blerjeve të festave

Gjatë së enjtes Amazon tha se planifikon punësimin e 150,000 punëtorëve të ri në të gjithë Amerikën për t’i përballur kërkesat e shumta në prag të sezonit të zënë të blerjeve të festave.

Vendet e punës, që përfshijnë punë me orar të plotë, sezonale dhe me “part-time”, dhe fillojnë nga paketimi dhe mbledhja e deri tek klasifikimi e ngarkimi u tha nga kompania. Njoftimi vije vetëm disa ditë para mbajtjes së një tjetër ngjarje të blerjes të Prime Day.


Amazon ngrit numrin e punësimeve çdo sezon festash, por këtë vit ata po e bëjnë këtë në një treg të ngushtë pune dhe me inflacionin në ngritje që shton tutje presionin mbi kompanitë për t’i ngritur rrogat. Javën e kaluar, Amazon bëri të ditur se do të rritë pagesën për orë për punëtorët e magazinave dhe dërgesave, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Me këtë rritje, tani punëtorët e Amazon, do të fitojnë afro 20 euro për orë duke u bazuar në pozitën e tyre dhe lokacionin brenda SHBA-së, një rritje kjo nga mesatarja e kaluar e cila arrinte afro 19 euro për orë.

Gjatë së enjtes, kompania deklaroi se do të sigurojë bonuse shtesë për pozitat e sapo të hapura për sezonin e festave, duke filluar nga 1000 euro e deri në 3000 euro në disa lokacione të caktuara.

Disa nga shtetet që ofrojnë më së shumti pozita janë Kalifornia, Illinoi dhe Teksas.

Lajmet për punësime vijnë në mes të lëvizjeve të shumta të profilit të lartë të sindikatave në magazinat e Amazon, duke përfshirë këtu edhe objektet e tyre në Alabama dhe Nju Jork.

Sindikata e Punës në Amazon siguroi një fitore të madhe me formimin e sindikatës së parë të punës në SHBA në një objekt të firmës në Staten Island në Nju Jork më herët gjatë këtij viti.

Javën e ardhshme, punëtorët e një objekti tjetër në afërsi të Albany në Nju Jork, planifikojnë që të votojnë për t’u bashkuar në sindikatën e njëjtë. /Telegrafi/