Partia më e re në Kosovë, Alternativa ka mbajtur një tubim në Prizren, duke filluar edhe hapjen e degës në këtë qytet.
Anëtarët e Këshillit Iniciues të “Alternativës” për degën në Prizren, Fahri Musliu dhe Ndue Spaqi kanë folur për programin politik të këtij subjekti politik ndërsa kanë kritikuar edhe qeverinë lokale në Prizren.
Me një fjalë rasti është paraqitur edhe Ilir Deda, nismëtar i themelimit të “Alternativës”, i cili tha se duke e respektuar të kaluarën, respektojmë të ardhmen.
“Prizreni është qytet i bashkëjetesës dhe tolerancës. Ne kemi filluar nga baza dhe këto po e dëshmojmë në Prizren. Duke qenë dikur kryeqytet, sot Prizreni po udhëhiqet prej njerëzve që shkelin ligjin dhe po i merret e ardhmja”, tha Deda, raporton Telegrafi.
Ai më tutje ka thënë se “duhet të bëhemi bashkë që të bëjmë ndryshime. Ne nuk jemi armiq me partitë politike kosovare, por shtyhemi me ide dhe në fund, do të krijojmë aleanca. Shtetndërtimin e Kosovës do ta bëjmë ne të gjithë”.
Edhe Mimoza Kusari ka folur duke thënë se “Kosova është shteti më i mirë në botë, por nëse duam ne”.
“Sot para jush u thanë shumë fjalë rreth gjendjes në Kosovë. Por ajo që nuk tha se vlera e Alternativës është respekt për çdo komunitet që jeton në Kosovë. Alternativa është për një barazi dhe parti liberal demokrate. Ne nuk fshehim asgjë prej qytetarëve dhe kjo na ka sjell që të flasim hapur me të gjithë. Ne nuk jemi që ju tregojmë se kush është më i miri në Prizren, por ju do të na kallxoni kush do të ju përfaqësojë. Përfaqësuesit e komunitetit turk dhe boshnjak, që patën fjalën, tregon se të gjithë kanë vend në Alternativë. Ne nuk jemi më pak evropian se qytetarët e Serbisë, por politika na ka lënë anash. Të rinjtë duhet t’i mbajmë këtu. Ky vend është më i mirë në botë, por nëse duam ne e bëjmë”, ka thënë Mimoza Kusari Lila.
Vlen të theksohet se me një fjalë rasti e kanë përshendetur këtë tubim edhe përfaqësuesit e partive politike të komuniteve joshqiptare si dhe kryetari degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe