LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: Qeverisja Gjini në Gjakovë detyron kategorit e liruara me ligj të paguajnë për shërbime shëndetësore

Alternativa: Qeverisja Gjini në Gjakovë detyron kategorit e liruara me ligj të paguajnë për shërbime shëndetësore

Partia Alternativa në Gjakovë përmes një reagimi për media, ka njoftuar se me një urdhëresë të pa shkruar, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Shehu Kola, kanë urdhëruar menaxhmentin e QKMF-së në Gjakovë, që në kundërshtim me nenin 22 të ligjit për shëndetësi, të marrin pagesa për shërbime shëndetësore edhe kategorive të liruara nga pagesat, siç janë pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, shfrytëzuesit e skemës sociale, invalidët e luftës, nxënësit etj.

“Pagesat ndaj kategorive të lartëpërmendura janë duke u aplikuar tash e disa javë në të gjitha Qendrat e Mjeksisë Familjare në Komunën e Gjakovës. Ky detyrim i qeverisjes lokale në Gjakovë, rëndon edhe më shumë jetën e vështirë socio –ekonomike të qytetarëve të kësaj Komune, si dhe tregon bajraktarizimin e Aleancës dhe të tjerëve në raport me qeverisjen e Gjakovës. Alternativa në Gjakovë, i kujton Ardian Gjinit se është kryetar për t’ju lehtësuar jetën qytetarëve e jo për t’ju rënduar përditshmërinë e tyre”, thuhet në njoftim.


Sipas Alternativës, qeverisja lokale nuk është vetëm të ndërtosh mure dhe asfallt, por të krijosh kushte të barabarta për mirëqenjen e gjithë qytetarëve pa dallim.
“Vendimet e tilla që mbahen të fshehta dhe hudhja e përgjegjësisë diku tjetër, tregojnë pa aftësin e kryetarit për të qeverisur drejt dhe aftësin e tij për të qeverisur mbrapsht. Alternativa i bënë thirrje organeve të drejtësisë, që të hetoj dhe të dënoj të gjithë akterët që kanë sjellë këtë vendim në kundërshtim me ligjet, aktet nënligjore dhe vendimet për lirimin e kategorive të caktuara nga pagesat, kurse urgjentisht presim ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin e këtij akti të jashtëligjshëm ndaj kategorive që janë të liruara nga pagesat për shërbime shëndetësore”, thekson njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori