LAJMI I FUNDIT:

Alternativa për zjarrin në Gjykatën e Kumanovës: Edhe një goditje për besueshmërinë e gjyqësorit

Alternativa për zjarrin në Gjykatën e Kumanovës: Edhe një goditje për besueshmërinë e gjyqësorit

Kryetari i Alternativës dega në Kumanovë, Orhan Kurtishi ka reaguar pas djegies në Gjykatën Themelore në Kumanovë duke ngritur dilemat dhe dyshimet në lidhje me motivet dhe mënyrën se si asnjëherë nuk po gjendet fajtori në këto faje të përsëritura.

“Edhe një goditje për besueshmërinë e gjyqësorit në Kumanovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Është interesante se në çdo 2-3 vite na digjen gjykatat, rastësisht këto djegie ndodhin në hapësirat ku mbahen arkivat dhe në asnjërin rast deri më tani nuk është gjetur fajtori. Jo rastësisht edhe në sondazhet e besueshmërisë së institucioneve Gjyqësori është e fundit për nga besimi”.


Digjet arkiva e Gjykatës Themelore në Kumanovë
Lexo po ashtu Digjet arkiva e Gjykatës Themelore në Kumanovë

“Kujt po i pastrohet lëkura? Dhe kush është aq i fuqishëm që ta ndezë zjarrin dhe ta fsheh tymin? Siç duket as me këta udhëheqës të këtij institucioni nuk ka ndryshim të traditës së krimit dhe korrupsionit. Agjenda e bllokut “Pro Evropian” po fillon t’i jap shenjat e para. Populli thotë:” Ujku qimen e ndërron, po zanatin nuk e harron””, tha Orhan Kurtishi.

Ndryshe, sot në orët e para të mëngjesit, arkivi i Gjykatës Themelore në Kumanovë është përfshirë nga zjarri, ndërsa autoritetet ende janë duke hetuar shkaqet e zjarrit dhe nuk dihet se çfarë dëme janë shkaktuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori