LAJMI I FUNDIT:

Alternativa nuk arrin marrëveshje për koalicion me Vetëvendosjen

Alternativa nuk arrin marrëveshje për koalicion me Vetëvendosjen
Foto: Arkiv

Alternativa që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, përmes një njoftim për media ka njoftuar se nuk ka arritur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në njoftimin për media thuhet se si arsye për mos lidhjen e koalicionit mes VV-së dhe Alternativës është mos pranimi i identitetit të Alternativës nga VV.


Nga komunikimet direkte të kryetares tonë me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dje jemi njoftuar për herë të parë zyrtarisht, se pjesëmarrja jonë në zgjedhje në listë të përbashkët, kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV-së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka arritur të bëjë koalicion parazgjedhor as me LDK-në pasi që LDK ka refuzuar ofertën e VV-së për koalicion ku cilido nga kandidatët mes Kurtit dhe Osmanit të marrë vota më shumë do të bëhej kryeministër.

Njoftimi i plotë nga Alternativa:

Të dashur miq e përkrahës,

Përderisa po afron afati i fundit për mundësitë e certifikimit të koalicioneve parazgjedhore, na lejoni të ju komunikojë se Alternativa NUK ka arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Arsyeja e këtij rezultati është mospranimi i identitetit të Alternativës nga ana e VV-së.

Nga komunikimet direkte të kryetares tonë me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dje jemi njoftuar për herë të parë zyrtarisht, se pjesëmarrja jonë në zgjedhje në listë të përbashkët, kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV-së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit.

Të dashur miq,

Alternativa si parti e re ka kaluar dhe po kalon në sfida të ndryshme, por një ka qenë konsistente dhe mbetet gjithmonë për ne: të qëndruarit besnik vlerave dhe parimeve liberal demokrate. 
Njerëz të përkushtuar dhe profesionist rrugëtojnë me ne në këtë identitet i cili nuk mund të humbet me kushtin e pjesëmarrjes në një listë zgjedhore.

Ne jemi parti e vlerave shtetëndërtuese dhe mbesim të përkushtuar të punojmë për shtetin e Kosovës pjesë e familjes Evropiane. 
Ne kemi besuar në krijimin e një blloku të përbashkët me synim ndryshimin e situatës aktuale në Kosovë. Asnjëherë dhe askënd nuk e kemi kushtëzuar me pozita në listë, me pozita në qeverisje pas zgjedhjeve dhe as me favore tjera në dëm të interesit të vendit.

Të vetmen kërkesë legjitime dhe bazike e kemi, të jetë e njohur prezenca jonë në procesin zgjedhor dhe në partneritet me partitë tjera si dhe bashkërendimi i pikave programore për qeverisje.

Oferta për koalicion kemi pasur edhe nga partitë tjera, por, ende nuk ka vendim për koalicion parazgjedhor.

Në rastin e fundit dhe në mos mundësi të arritjes së një marrëveshje me njëren nga partitë e opozitës, ne jemi të përkushtuar të garojmë vetë me përkushtim të prezantimit të programit qeverisës progresiv dhe me bazë të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie.

Ju faleminderit për interesimin dhe besimin në Alternativë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori