LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: Dega në Prishtinë u shua për shkak se s’bëmë koalicion me PSD-në

Alternativa: Dega në Prishtinë u shua për shkak se s’bëmë koalicion me PSD-në

Alternativa ka sqaruar se pse është shuar dega e saj në Prishtinë.

Përmes një reagimi për media, Alternativa thotë se kjo është bërë për interesa personale prej kur kryetarja e partisë Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se s’do të bëjë koalicion me AAK-PSD.


“Alternativa në Prishtinë dhe në qendrat ku ka qenë aktive ka vazhduar funksionimin prej themelimit të saj dy vite më parë dhe ende vazhdon të funksionojë. Ndërsa, kanë qenë disa individë (emrat e të cilëve nuk figurojnë as në reagimin e postuar sot nga `”ish-dega”) të cilët gjithmonë kanë shikuar partinë për përfitime personale dhe pozicionime në punësim. Pasi u sistemuan aty ku synuan me marrëveshje me PSD në nivelin komunal, këta pak individë, deshën të orientojnë subjektin aty ku e shihnin përfitimin e tyre. Përderisa, me shumicë votash në Kryesinë e Alternativës u vendos për drejtimin e subjektit, me muaj të tërë këta persona nuk kanë qenë prezent në parti. Në momentin kur u kuptua se Alternativa nuk bëhet pjesë e listës AAK/PSD, shpresat për privilegje të mëtutjeshme të këtyre individëve u shuan dhe andaj sot ata dolën me këtë reagim”, thuhet në sqarimin e Alternativës.

“Alternativa, iu bën thirrje kësaj pjese të “ish-përfaqësuesve” të degës në Prishtinë, të publikojnë emrat dhe pozitat që mbajnë të kuptojë opinionin publik, cila është arsyeja e kësaj komunikate. Në të kundërtën, zyra qendrore në Prishtinë, do i publikojë emrat dhe pozitat që mbajnë”, thuhet në fund të sqarimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori