Modeli i vetëm i Alpine aktualisht është një veturë sportive A110 e cila po planifikon të zgjerojë linjën e shitjeve edhe në SHBA me disa oferta të reja.
E para prej ofertave të reja do të jetë një variant A290 Beta i cili ka debutuar pranverën e vitit të kaluar. Një prototip i këtij modeli është parë duke iu nënshtruar testimit dimëror në Suedi.
Baza e A290 është frymëzuar nga 5-shja Le Car e viteve 1970 të Renault, dhe vjen me platformën CMF-B EV nga aleanca Renault, Nissan, dhe Mitsubishi.
Prodhimi i tij do të realizohet në një fabrikë në Douai të Francës, transmeton Telegrafi.
Modeli A290 nga Alpine do të dallohet për modifikimet, performancën, dritat shtesë, dhe fuqinë më të madhe, edhe pse ende nuk ka detaje rreth motorit.
Përveç kësaj, Alpine po punon edhe në një crossover dhe një pasardhës elektrik të modelit A110, i cili pritet të prezantohet rreth viteve 2025 dhe 2026.
Krerët e Alpine kanë lënë të kuptohet se kompania do të prezantojë edhe dy crossover më të mëdhenj që pritet të qëndrojnë në të njëjtin segment me Porsche Macan dhe Cayenne. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
McLaren F1 me kilometrazhin më të ulët në botë vendoset në shitje
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Rreth 11 miliardë dollarë: Honda vjen me investimin më të madh të automjeteve në Kanada
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel
Nissan, modeli elektrik do të kushtojë nën 24 mijë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë