LAJMI I FUNDIT:

Alpine konfirmon se në vitin 2026 në treg do të dalin dy makina të reja sportive të mëdha dhe luksoze

Alpine konfirmon se në vitin 2026 në treg do të dalin dy makina të reja sportive të mëdha dhe luksoze

Firma franceze e makinave sportive Alpine do të prezantojë dy vetura të reja të mëdha sportive elektrike si pjesë e një përpjekjeje për të kapur pjesën e tregut jashtë Evropës.

Marka e cila është nën pronësi të Renault, e cila është në rrugën e duhur për t’u bërë tërësisht elektrike deri në vitin 2026, ka konfirmuar tashmë një coupe sportive të gjeneratës së re A110, një hatchback bazuar në Renault 5 dhe një crossover sportiv që do të mbërrijnë deri në vitin 2026, dhe tani Alpine konfirmoi se pas kësaj do të nisë prodhimin e veturave elektrike në segmentet D dhe E.


Këto dy makina, format dhe pozicionimi i të cilave nuk janë konfirmuar, do të jenë vendimtare në vendosjen e Alpine si një lojtar i rëndësishëm në tregjet jashtë Evropës, raporton Auto Car,transmeton Telegrafi.

Në një përditësim të gjerë të strategjisë së transformimit të Grupit Renault, drejtori ekzekutiv Luca de Meo konfirmoi sot se Alpine do të synojë një zgjerim masiv jashtë Evropës, veçanërisht me hyrjet e mundshme në Amerikën e Veriut dhe Kinë.

Makinat sportive më të mëdha – dhe pa dyshim më të fokusuara në luks – do të jenë vendimtare për të tërhequr një pjesë të tregut në këto tregje, ku modele të tilla kanë ndihmuar markat e themeluara evropiane të marrin dhe ruajnë pjesën e tregut në vitet e fundit.

Tregjet e reja do të përbëjnë gjysmën e rritjes së pritshme të Alpine deri në vitin 2030, thotë marka, megjithëse ende nuk ka konfirmuar ndonjë objektiv specifik të prodhimit ose të të ardhurave.

Tutje nga Alpine vlerësojnë se deri në vitin 2030 rreth 15 për qind e shitjeve të markës franceze do të bëhen në tregjet jashtë Evropës. /Telegrafi/