LAJMI I FUNDIT:

Alma Lama përfundon mandatin si ambasadore në Itali

Alma Lama përfundon mandatin si ambasadore në Itali

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, sot ka përfunduar misionin e saj si ambasadore në këtë vend.

Ajo ka pasur një takim përshëndetës me autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, të cilët i ka falenderuar për vlerësimin për punën e saj si ambasadore.

Lama në një status në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se askush nuk e kishte pritur të përfundonte para kohe mandatin e saj.

Postimi i plotë i Lamës:

“Të dashur miq,

Sot kisha takimin pershendetes me autoritetet e Ministrise se Punëve të Jashtme të Italisë.
U ndjeva jashezakonisht e nderuar për drekën e organizuar për nderin tim me rastin e përfundimit të misionit dhe personalitetet e nivelit të lartë që ishin prezent për të më dhënë lamtumiren:
Emanuela Claudia Del Re, zevendesministre e Puneve te Jashtme.
Min. Plen. Stefano Zanini, Zevendesshef i Protokollit te Shtetit,
Min. Plen. Giuseppe Cavagna, Udheheqes i Drejtorise per Ballkanin,
Min. Plen. Andreas Ferrarese, ish Ambasador i Italise ne Kosove,
Sh.T. Mons. Emil Paul Tscherrig, Nunci Apostolik ne Rome dhe dekan i trupit diplomatik prane Shtetit Italian
Prof. avv. Giulio Prosperetti, gjykates i Gjykates Kushtetuese Italiane
Znj. Beatrice Covassi, shefe e misionit te Komisionit Europian ne Itali
Ambasador Giulio Terzi, ish-minister i Jashtem i Italise dhe ambasador ne SHBA, Izrael etj.
Dua të bëj një falenderim të vëçantë për zëvëndësministren e Punëve të Jashtme Del Re, për fjalët e saj prekëse, për vlerësimin e lartë për punën time si Ambasadore në Itali dhe besimin e vazhdimit forcimit të raporteve edhe në cilësi të tjera.
Dua të falenderoj po ashtu edhe zv/shefin e Ceremonialit shteteror, ministrin e plotfuqishëm, z. Stefano Zanini, per bashkepunimin, dashamirësinë dhe respektin me të cilin më ka trajtuar Protokolli Shtetit Italian mua dhe familjen time, veçanërisht në akomodimin e tre femijeve të mi, një gjë aspak e lehtë.
Padyshim që askush prej tyre nuk ka pritur që misioni im si ambasadore të përfundonte para kohe, por unë jam shumë krenare për punen që kam bërë përgjatë këtyre dy viteve e gjysëm, përkundër vështirësive që më kanë krijuar gjatë rrugës.
Jam krenare veçanërisht për ato qindra apo mijëra kontakte me shtetas italianë që kam zhvilluar gjatë kësaj periudhe nga të gjitha fushat, e që sot mund të them pa dyshim se janë miq të Kosovës me plot kuptimin e fjalës, e që në sajë të këtyre kontakteve, e ndjejnë më afër vendin tonë.
Pavarësisht të gjithave, unë ndihem shumë e nderuar që kam përfaqësuar shtetin e Kosovës në Itali, Malta dhe San Marino dhe kam bërë maksimumin që me punen time, ta meritoj këtë nder. Dhe jam e lumtur që kjo ishte një ndarje me respektin maksimal” (sic.), ka shkruar Lama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori