LAJMI I FUNDIT:

AllWeb Albania mirëpret Sokol Vladin dhe Vladimir Vulic

AllWeb Albania mirëpret  Sokol Vladin dhe Vladimir Vulic

Folësit e radhës në Konferencën e Parë të Marketingut Digjital në Tiranë janë:

Sokol Vladi

maxresdefault
Aktualisht në detyrën e Drejtorit Exekutiv të Microsoft në Shqipëri. Me një eksperiencë prej 12 vitesh në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, duke filluar si professor i ICT dhe vazhduar karrierën në disa kompani vendase dhe ndërkombëtare ka qënë gjithnjë i udhëhequr nga iniciativa dhe dëshira për të dhënë kontribut në zhvillimin e ICT në Shqipëri.

Eksperienca 3-vjeçare në rolin e përfaqësuesit të Hewlett Packard në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, e ka pajisur me njohuri të zgjeruara të tregut ICT në rajon, ku ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e pozitave të kompanisë në këto tregje.

Është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, studiues dhe njohës në nivelin ekspert i teknologjisë dhe informacionit, si dhe zotërues i disa çertifikimeve të njohura ndërkombëtare si Microsoft, ITIL, Cisco, HP etj…

Një ndër synimet dhe prioritetet kryesore në rolin e tij mbetet zhvillimi dhe fuqizimi i sektorit të ICT në Shqipëri dhe kontributi i vazhdueshëm në mbështetje të të rinjve dhe iniciativave inovative.

Vladimir Vulic

21787856793_1c1b103f04_b

AllWeb-Albania-mirëpret-Sokol-Vladin-dhe-Vladimir-Vulic-business-magVladimir është një menaxher, inovator dhe konsulent për mediat sociale. Ai ka punuar për klientë si “UNDP Montenegro”, ambasada Britanike në Beograd, Serbi, Ministrinë e Informimit të Shoqërisë dhe Telekomunikacionit (e qeverisë së Malit të Zi), Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit (e qeverisë së Malit të Zi),

Laboratori i Inovacionit Social në Zagreb, Kroaci etj… Vanja është bashkëthemelues i OJF Digitalizuj.Me, një komunitet digjital në përpjekje për të ndihmuar qytetarët e Malit të Zi për të kuptuar dhe për të realizuar mundësi emocionuese të reja për ndryshime sociale dhe të biznesit në mjedisin dixhital duke përqafuar mediat sociale dhe modele të reja të biznesit.

Që nga dhjetori 2011, Digitalizuj.Me pret një seri folësish – një ngjarje e rregullt mujore e cila përmban folës frymëzues, informativ dhe të pasionuar që ndajnë idetë e tyre për tema të cilat përfshijnë lidershipin, inovacionin social, zhvillimin urban, ndryshimin e menaxhimit, mediat sociale, startup-et, monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit etj.

Vladimir është Drejtori i Programit “Spark.me”, një nga konferencat më të mëdha të teknologjisë/biznesit të Europës Juglindore. Kjo konferencë është organizuar në Budva, Mal i Zi që nga viti 2013 nga Domain.ME, një kompani private në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit tё Malit të Zi -.ME.
AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Digjital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Gjeni videot e edicionit të fundit të AllWeb 2015. /Telegrafi/