LAJMI I FUNDIT:

Alli dhe Kane ende në radarin e Realit

Alli dhe Kane ende në radarin e Realit

Gjiganti spanjoll, Real Madridi janë duke i shikuar ende dyshen e talentuar angleze të Tottenham Hotspur, Dele Alli dhe Harry Kane.

Sipas gazetës Marca, Reali ka dështuar të transferojë Kylian Mbappen gjatë verës së kaluar dhe janë të vetëdijshëm se ata duhet të nënshkruajnë një superyll vitin e ardhshëm.

Gazeta spanjolle thekson se dy prej emrave në listën e tyre të nënshkrimeve të mundshme Galaktikëve janë yjet e Tottenhamit, Kane dhe Alli.


Reali vendos për Allin si galaktikun e radhës, ofron edhe lojtarë si pjesë të ofertës
Lexo po ashtu Reali vendos për Allin si galaktikun e radhës, ofron edhe lojtarë si pjesë të ofertës

Duke pasur parasysh talentin e tyre të dukshëm dhe moshën e re, Kane është 24 vjeç dhe Alli është 21 vjeç – ata do të përshtateshin krejtësisht me nevojat projektin e Los Blancos.

Dyshja ‘vrasëse’ Kane-Alli janë shokë të mirë në skuadër dhe kombëtare

Drejtuesit e klubit Mbretëror do të shikojnë nga afër dyshen angleze kur ata do të ndeshen ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve më vonë këtë muaj.

Reali do të dalin kundër një sulmuesi që ka shënuar 14 gola në 10 ndeshje këtë sezon dhe një mesfushori me tipare sulmues i cili ka qenë i dobishëm në shanset e krijuara dhe shënimin e golave.

“Kane nuk është lojtar që i mendon paratë, nuk e shoh te Reali”
Lexo po ashtu “Kane nuk është lojtar që i mendon paratë, nuk e shoh te Reali”

Ndeshja mes Realit dhe Tottenhamit do të zhvillohet në Santiago Bernabeu me 17 tetor dhe është në kuadër të Grupit H.

Çmimet e Alli dhe Kane mendohet se janë mbi 100 milionë euro për secilin, por kjo nuk do të paraqiste ndonjë problem për klubin mbretëror spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

Premier League
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori