Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës, pasi ka mposhtur Sporting Lisbonën me rezultat minimal 1-0.

Zonja e Vjetër ka triumfuar falë një goli të qendërmbrojtësit Federico Gatti në pjesën e fundit të ndeshjes.


Megjithatë shqetësimi i madh në këtë sfidë ishte për portierin polak Wojciech Szczesny i cili u largua nga loja pasi kishte probleme me frymarrjen.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur pas ndeshjes për fitoren e arritur, por edhe për gjendjen shëndetësore të polakut.

“Gjëja më e rëndësishme është që Wojciech Szczesny është mirë. Perin bëri dy pritje të jashtëzakonshme në fund, jam i kënaqur me atë që bëri edhe Gatti”.

“Ishte e rëndësishme të fitonim dhe jam i kënaqur me çka bëmë në fushën e lojës. Tani duhet të rikuperojmë energjinë dhe të jemi gati të dielën kundër një ekipi të fortë si Sassuolo”, tha Allegri.

Tutje Allegri foli edhe për rikthimin e Paul Pogbas në fushë, derisa tregoi edhe arsyen pse vendosi të luante me atë sistem ndaj Sportigut.

"Rikuperimi i Pogba është i rëndësishëm, nga tani deri në fund kemi shumë ndeshje dhe të gjithë duhet të jenë në dispozicion".

Screenshot 2 45

"Futbolli nuk është ekuacion, nuk është matematikë,  zgjodha tre mesfushorë, ndoshta as një nga këta nuk do të jetë të dielën. Ne kemi nevojë për ekuilibër, e vendos formacionin sipas lojës që do të luajmë dhe karakteristikave të lojtarëve".

"Me tre mesfushorët gjetëm më shumë gjeometri dhe e pushtuam fushën më mirë. E rëndësishme është që skuadra të fitojë ndeshjet në fund. E dinim që Sporting është një ekip i fortë. Duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për t’u kualifikuar të enjten e ardhshme në Lisbonë", tha Allegri.

telegrafi sport app