Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për sezonin e ri të Serie A, të cilin e cilëson si të mrekullueshëm, por edhe shumë të vështirë, pasi sipas tij skuadrat kundërshtare janë përforcuar.  

Zonja e Vjetër ka fituar titullin e Serie A gjashtë herë radhazi, por në këtë sezon nuk do të jetë lehtë sipas trajnerit Allegri.


Sipas trajnerit italian në garë për titullin e Serie A do të jetë katër skuadra, Napoli, Roma, por edhe skuadrat nga San Siro, Milani dhe Interi.

“Ky do të jetë një sezon i mrekullueshëm i Serie A, sepse të gjitha klubet e mëdha janë përforcuar dhe mendoj se do të vendoset në fund. Pres që të jetë më e fortë se vitin e kaluar”, ka thënë fillimisht Allegri për mediat italiane.

“Le të mos harrojmë se në sezonin e fundit Napoli dhe Roma i kanë thyer rekordet e klubit, ndërsa Milani me strategjinë e transferimeve synon Scudetton”.

“Interi kishte një vit të keq, por edhe ata do të jenë në gjendje të konkurrojnë për titullin”, përfundoi trajneri italian.  /Telegrafi/

telegrafi sport app