Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri po planifikon të vendosë një treshe sulmuese të fortë në ndeshjen e ardhshme kundër Hellas Verona.

Bianconerët janë duke u përgatitur me seriozitetin më të madh për përballjen e tyre kundër Veronës që zhvillohet të dielën, pasi në ndeshjen e parë kishin humbur 2-1 para disa muajsh.

Juventusi llogaritej si fituese e këtij afati kalimtar dhe tani është kohë që kjo të vërtetohet.

Siç raportohet nga gazetari i afërt me klubin, Romeo Agresti, trajneri Max Allegri pritet të vendos një treshe të fortë sulmuese nga minuta e parë me emra si Paulo Dybala, Dusan Vlahovic dhe Alvaro Morata.

Max Allegri 1 Allegri gjatë një ndeshje të Juventusit

Ai madje e ka provuar këtë treshe në stërvitje dhe mediat thonë se mund të luajë me të tre ndaj Veronës.

Vlahovic nënshkroi për Juventusin nga Fiorentina javën e kaluar dhe ai pritet të jetë njeriu kryesor në epokën pas Cristiano Ronaldos në Torino.

lexo po astu

Edhe Denis Zakaria që erdhi nga Borussia Monchengladbach pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për Allegrin dhe edhe ai mund të startojë në këtë ndeshje.

273305116 356388893154269 1334401313452805905 n Formacioni i mundshëm i Juventusit ndaj Veronas

Ndeshja mes Juventusit dhe Veronës zhvillohet të dielën nga ora 20:45. /Telegrafi/

telegrafi sport app