Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka folur para ndeshjes me Atalantan, duke treguar se Cristiano Ronaldo, do të qëndrojë në bankë.

Një lajm i mirë për Etrit Berishën, që pritet të jetë në portë nga minuta e parë.


“Cristiano Ronaldo do të jetë në bankë të mërkurën. Për herë të parë, ndeshjen do ta shohim bashkë”.

ronaldo allegri

“Jam vërtet i lumtur për atë që po jep me fanellën e Juventusit, pasi mendoj se kjo është nisja më e mirë e Ronaldos në nivel golash dhe shifrash”.

“Dua vërtet që të jetë në formën optimale në muajin mars, kur të vijnë sfidat vendimtare në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Allegri.

Ai u kthye të flas edhe për ndeshjen, ku kërkon fitore, duke e vlerësuar larë Atalantan.

“Duhet të jemi mirë nga ana psikologjike, pasi nëse bëjmë të kundërtën, do t’ia dhurojmë ndeshjen Atalantas”.

MassimilianoAllegriJuve 1 e1535228306804

“Rivalët janë agresivë dhe kanë forcë fizike, por ne nuk do të ndalemi në fushatën për titullin”, deklaroi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/

telegrafi sport app