LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Ndaj Milanit duhet t’i kthehemi fitoreve

Allegri: Ndaj Milanit duhet t’i kthehemi fitoreve

Massimilano Allegri e ka komentuar ndeshjen e nesërme(premte) ndaj Milanit.

Trajneri i Juventusit është përkujdesur t’i motivoj futbollistët e tij përpara derbit përball Milanit, që luhet të premten në mbrëmje në ‘Juventus Stadium’.


Sipas Allegrit, skuadra e tij duhet t’i kthehet fitoreve në ndeshjen ndaj Milanit, pasi në këtë takim skuadrës i interesojnë vetëm pikët e plota në mënyrë që të afrohet sa ma shumë me titullin e Serie A.

Allegri dëshiron të qëndrojë te Juventusi, i prezanton kushtet e tij para drejtuesve
Lexo po ashtu Allegri dëshiron të qëndrojë te Juventusi, i prezanton kushtet e tij para drejtuesve

“Në Udine luajtëm keq, tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të rikthehemi në rrugën e fitoreve”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencën para ndeshjes.

“Milani do të vjen pas dy rezultateve pozitive, ata janë një skuadër e cila nuk vdes kurrë, ata janë dinak, mund të duket të vetëm jetë nga një lojë, por ata kanë shpejtësi të madhe dhe teknikë. Përveç kësaj, ajo është gjithmonë Juventus-Milan”, përcjell Telegrafi.

“Pavarësisht nga dallimet në pikë që ka qenë në sezonet e fundit, ndeshjet ndërmjet Juventusit dhe Milanit kanë qenë gjithmonë të afërta”.

Montella: Ndaj Juves nuk është një finale, por duhet të luajmë si në finale
Lexo po ashtu Montella: Ndaj Juves nuk është një finale, por duhet të luajmë si në finale

“Ne na interesojnë vetëm tre pikët, për tu afruar gjithnjë e më shumë me titullin kampion edhe pse sezoni është ende shumë i gjatë”.

“Duhet të zhvillojmë një ndeshje serioze dhe të mos hidhemi në aventurë. Barcelona po na mëson që në futboll mund të ndodhë gjithçka”, përfundoi trajneri Juves. /Telegrafi/