LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Është koha që Juventusi të fitojë edhe në Evropë

Allegri: Është koha që Juventusi të fitojë edhe në Evropë
Massimiliano Allegri (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se tani është koha për të fituar edhe në Evropë.

Bardhezinjtë arritën finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015 dhe 2017, por u mposhtën nga Barcelona dhe Real Madridi respektivisht.

Por, pas arritjes në dy finale tani apetitet janë rritur në Torino dhe drejtuesit e klubit duan ta fitojnë trofeun tashmë.


Dhjetë trajnerët më të paguar në Serie A për sezonin 2018/19
Lexo po ashtu Dhjetë trajnerët më të paguar në Serie A për sezonin 2018/19

Është trajneri Allegri, i cili ka konfirmuar dëshirën e klubit italian.

Massimiliano Allegri (Foto: Getty Images)

“Pas fitores së shtatë Scudettove radhazi dhe katër Kupave të Italisë, është koha për të fituar në Evropë”, ka thënë fillimisht Allegri në një ngjarje të Samsung.

“Deri më tani i kemi shkuar shumë afër, por tani duhet të fitojmë”.

Inzaghi: Juventusi skuadra më e fortë në Evropë
Lexo po ashtu Inzaghi: Juventusi skuadra më e fortë në Evropë

Juventusi ka fituar të gjitha 10 ndeshjet e fundit deri më tani këtë sezon dhe trajneri është pyetur për këtë rekord.

“Më kujtohet kur Milani i Fabio Capellos mundi Pescaran 5-4 dhe ai tha se pas kësaj loje ata nuk do të humbnin asnjë. Kjo ishte, në fakt, ajo që ndodhi”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori