LAJMI I FUNDIT:

Alkooli e shkakton kancerin duke e dëmtuar ADN-në

Alkooli e shkakton kancerin duke e dëmtuar ADN-në

Alkooli mund të shkaktojë kancerin duke i dëmtuar përherë qelizat e caktuara të ADN-së, ka zbuluar një studim i ri.

Ndërlidhjet mes konsumimit të alkoolit dhe kancerit janë të dokumentuara mirë, sidoqoftë shkenca prapa kësaj ndërlidhje nuk ka qenë mirë e shpjegueshme deri tani, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit kanë zbuluar se alkooli i dëmton disa qeliza të ADN-së në gjak dhe kjo shpie në formimin e tumorit.

Kur alkooli tretet në trup, ai e prodhon një kimikal toksik të njohur si acetaldehidi.

Autorët e studimit i kanë kryer hulumtimet e tyre në disa minj, të cilëve u kishin dhënë metanol dhe vazhdimisht i kishin ekzaminuar efektet të cilat acetaldehidi i kishte pasur në strukturat e tyre qelizore.

Duke kryer analizë të kromozomeve dhe sekuencë të ADN-së, ata kishin qenë të aftë të zbulojnë një nivel të dëmtimeve gjenetike të cilat shkaktohen si rezultat i metanolit.

Figurat e fundit tregojnë se 21,000 raste të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar mund të shmangen nëse nuk pinë alkool! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori