LAJMI I FUNDIT:

Alkooli dëmton trurin te të rinjtë

Alkooli dëmton trurin te të rinjtë

Dëmtime të pariparueshme të trurit ndodhin te të rinjtë kur ata konsumojnë sasi të mëdha të alkoolit, ndërsa praktika e pirjes së alkoolit po përhapet gjithnjë e më shumë te të rinjtë, pasi ata e përdorin atë si një “mjet” për të ardhur në qejf- pohon një studim i ri.

Studim i botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave “PNAS”, tregon se një person në qoftë se konsumon sasi të konsiderueshme alkooli gjatë një viti, dëmton seriozisht trurin e tij dhe kjo për sa i përket memories dhe orientimit.

Numri i të rinjve që konsumojnë alkool edhe në Kosovë është në rritje, duke qenë se ata e konsiderojnë këtë si një ‘domosdoshmëri’ që sjell deri te argëtimi dhe kënaqësia. /noa/telegrafi/