Në RTV Dukagjini sonte (e premte) po diskutohet për ndeshjet e sotme të Kampionatit Botëror.

Tema kryesore është e drejtuar kah ndeshja Zvicër-Serbi, nga e cila fituese doli Zvicra me dy golat e mrekullueshëm të shqiptarëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.


E ftuar sonte ka qenë edhe ish-banorja e Big Brother Albania 4, njëherit psikologe e njohur, Alkena Dervishaj.

alken1

Ajo ka komentuar ndeshjen e sotme, duka shpalosur ndjenjën e saj të patriotizmit, ndërsa tha se i erdhi keq që nuk u lejuan flamujt shqiptarë në Stadiumin e Rusisë.

Tuje, Dervishaj ka zbuluar edhe një nga tatuazhet më të veçanta që ka në dorën e saj, e që është Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, të nënshkruar më 28 nëntor 2012.

Ajo ka shtruar se kjo është deklarata origjinale e Pavarësisë, dhe ka qenë dëshira e saj që ta ketë në krah. /Telegrafi/