Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu ka thënë se autostrada Prishtinë-Pejë do të vazhdojë, por se do të ndalen keqpërdorimet rreth shpronësimeve në këtë projekt.
Ai me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim.
“Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet. Ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim. Pra, është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim. Nuk është ndaluar projekti. Po ashtu, në vitin që vjen, është përfshirë në buxhet hartimi i projektit për modernizimin e hekurudhës, Pejë – Prishtinë dhe Klinë – Prizren. Rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurente e rrugës Prishtinë-Pejë”, ka shkruar Aliu, përcjell Telegrafi.
“Na duhen të dyja dhe do të bëhen të dyja, por pa vjedhje dhe keqpërdorime fondesh. Në emër të asfaltit nuk do të vjedhë më askush, dhe çdo vjedhje që evidentojmë edhe nga projektet e kaluara, do ta ndjekim me seriozitetin maksimal duke e dërguar çështjen në prokurori. Kosova do të ketë njëkohësisht infrastrukturë moderne, dhe mirëadministrim të buxhetit për rrugët”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim se janë anuluar shpronësimet e pronave të cilat prekën nga realizimi i autostradës Prishtinë-Pejë.
Kurse, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se raporti i auditorit ka gjetur shkelje të shumta në vendim.
Qeveria në reagimin e bërë për media theksoi se bëhet fjalë për shpërputhjen prej mbi 12 milionë eurove.
Në vitin 2019, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e kësaj autostrade. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
Lansohet ueb faqja eBukura.com – Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë
Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq