LAJMI I FUNDIT:

Aliu për rrugën Dollc-Gjakovë: Projekt që e trashëguam me shumë probleme

Aliu për rrugën Dollc-Gjakovë: Projekt që e trashëguam me shumë probleme

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu ka njoftuar të shtunën se janë duke vazhduar punimet në rrugën Dollc-Gjakovë.

Për këtë projekt Aliu ka thënë se e kanë trashëguar nga qeverisjet e kaluara me shumë probleme, por tani sipas tij është gati për t’u vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve.


“Rruga Dollc – Gjakovë, të cilin projekt e trashëguam me shumë probleme, tani është gati për t’u vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, ku po vazhdojnë punimet edhe sot, në mënyrë që sa më parë ta përfundojmë si projekt, për të qenë gati për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ministri në Facebook. /Telegrafi/