LAJMI I FUNDIT:

Aliu, opozitës: Tërhiqeni këtë seancë e ftoni një tjetër, vijmë si formacion qeveritar sepse shpartallimi do të ishte më i mirë

Aliu, opozitës: Tërhiqeni këtë seancë e ftoni një tjetër, vijmë si formacion qeveritar sepse shpartallimi do të ishte më i mirë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është përplasur me partitë opozitare për kontratat njëburimore.

Aliu u tha deputetëve të opozitës që “kam kënaqësinë që ju drejtohem edhe pse nuk po e di pse më keni thirr. Krejt çka u fol deri tash këtu nuk ka të bëjë me mua”.


Ministri shoti se në dy shtylla është arsyetua thirrja e kësaj seance për kontratat njëburimore për vitin 2021 në bazë të raportit të auditimit dhe për vitin 2023 në bazë të raportit të Komisionit Evropian.

“Në raportin e Komisionit Evropian thuhet 78 milionë për krejt qeverinë, në këtë 78 milionësh u përmend KEK-u me 69 milionë, kujt po i drejtoheni mua, nuk di çfarë t’ju them unë. Pse ma drejtoni seancën mu, kur për vitin 2023 unë i kam ma pak se 1 milionë euro”, tha Aliu.

Ai shtoi se në vitin 2021 është vetëm 1 kontrata njëburimore në MMPHI.

“Unë nuk po e di çfarë keni po e kuptoj nevojën për spektakël. KEK-u i ka 69 milionë nga 78 sepse është General Electrics, më tregoni se kush e zëvendëson. A din çka a pe tërhiqni këtë seancë e thirrni një tjetër se vijmë si formacion sepse shpartallimi do të ishte më i mirë”, tha Aliu. /Telegrafi/