LAJMI I FUNDIT:

Aliu kërkon sqarim në hollësi rreth 53 milionë eurove të Bechtel & Enka-s

Aliu kërkon sqarim në hollësi rreth 53 milionë eurove të Bechtel & Enka-s

Ka filluar interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit.

Paraqitësi i kësaj interpelance Liburn Aliu, tha se 53 milionë duhet me u sqaru në hollësi, pse jepen para për pajisjet kur ajo është përgjegjësi e kontraktorit.


“Gjendjen që po e shohim sot po e shohim se nuk do të kryhet kontrata deri në 31 dhjetor 2018. A do ta penalizojmë pastaj kompaninë Bechtel & Enka. Ky 53 milionësh quhet si penalizmi i qeverisë së Kosovës”, tha Aliu.