LAJMI I FUNDIT:

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për kontratat një-burimore ka mohuar që janë 56 kontrata një-burimore të nënshkruara nga kjo ministri.

“Ju i përmendet 56 kontrata një-burimore, një kontratë një-burimore është, 56 janë aneks kontrata për të njëjtën që shefi i GP të PDK-së e ngriti çështjen. Qysh është e mundur sa është saktë vlera e parashikuar me dalë edhe kontrata. Nuk është e mundur kjo.


Kjo nuk është e mundur nëse ka prokurim, pa luajt pak nuk bëhet. Kemi të bëjmë me punë shtesë, aneks kontrata është aneks-kontratë për punë shtesë. Momentin që parashikohet puna shtesë është brenda kontratës bazë, aneks-kontratë do ta ketë që në start vlerën e qartë që nga fillimi dhe parashihet me kohë. Vetëm ky fakti që ju e përmendët është fakt në anën time, kemi të bëjmë me aneks-kontrata”, deklaroi Aliu.

Në seancën e jashtëzakonshme për kontratat një-burimore, Aliu tha para deputetëve se nuk e ka problem hetimin.

“Unë nuk e kam problem hetimin, kjo çështje është hetuar madje bukur thellë. Çështjet në fushën e ndërtimit nuk ka mundësi të mos ketë punë shtesë, mund të ketë pak punë shtesë. Sa më i mirë të jetë projekti, sa më i hollësishëm të jetë dhe sa më i punuar mirë me studime të mirëfillta paraprake, ka më pak punë shtesë”, shtoi Aliu.

Për këtë ka replikuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila tha se është shkelur ligji për negocim, pasi janë ftuar vetëm dy operatorë ekonomik.

“Ministër, janë kontrata të negociuara, nëse nuk janë një-burimore janë të negociuara. Ka mundësi që ju nuk e keni ftuar një operator ekonomik për të negociuar, i keni thirr dy apo tre, por nuk ke bërë shpallje të tenderit që nënkupton në mesin e qindrave ose dhjetëra operatorëve i ke zgjedhur dy me negociuar. Qysh i ke zgjedhur, i ke zgjedhur kompanitë të cilat ju i njihni, për të cilat ju keni punuar apo anëtarët e kabinetit që për çudi, në kabinetin tuaj të aprovuar janë 27, jashtë rregullores që është për qeverinë dhe administratën e qeverisë. Nuk e di se qysh ju ndjeheni”, reagoi deputetja e LDK-së.