Alisson tregon se është i zoti me këmbë po aq sa me duar, dhuron spektakël me topin në stërvitje

Jemi shumë afër fillimit të Kampionatit Botëror 'Rusi 2018' dhe përfaqësueset tashmë janë mbledhur për stërvitjet finale.
Në mesin e tyre është edhe Brazili, që është një nga favoritët.
Një nga lojtarët më të përfolur në grupin brazilian është Alisson Becker, i cili po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Por, këtë herë portieri i Romës u bë lajm në media dhe u përfol në rrjete sociale pasi u incizua duke kontrolluar topin me këmbë në mënyrë fantastike.
Alisson pas paraqitjeve fantastike në sezonin 2017/18 është duke u kërkuar nga shumë skuadra, edhe pse çmimi i tij i vendosur nga Giallorossët është rreth 80 milionë euro.
Skuadra më serioze për siguruar shërbimet e tij ka qenë Liverpooli.
25-vjeçari te Roma u transferua nga Internacional në vitin 2016. /Telegrafi/



















































