LAJMI I FUNDIT:

Alija: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vet izolim

Alija: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vet izolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë ardhur përforcime me zyrtarë policorë.

Alija në RTV Dukagjini thotë se kjo drejtori tashmë numëron 13 zyrtarë policorë të infektuar me Covid-19.


“Për fat të mirë asnjëri nga ta nuk kanë ankesa sa i përket gjendjes shëndetësore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit thotë se rreth 100 zyrtarë policorë janë izoluar për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Ai ka thënë se stacioni megjithatë punon me kapacitete të plota pasi janë transferuar punëtorë nga stacione tjera rajonale.

Alija thotë se megjithatë Prizreni ka edhe njësi tjera policore që mundësojnë ofrimin e sigurisë në Prizren.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit thotë se pavarësisht vendimeve nga institucionet, në Prizren zyrtarët policorë do të vazhdojnë të punojnë me orar 12 orë deri në zbutjen e situatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori