LAJMI I FUNDIT:

Aligatori i kamufluar në ujin e turbullt, tmerron me daljen e pa pritshme (Video)

Aligatori i kamufluar në ujin e turbullt, tmerron me daljen e pa pritshme (Video)

Mirëmbajtësi me eksperiencë i një parku në Darwin të Australisë, ka treguar se sa shpejtë mund të lëvizë një aligator gjigant.

Derisa po e joshte me ushqim, zvarraniku i kamufluar përkryer në ujin e turbullt të një liqeni, doli papritmas duke tmerruar me lëvizjen e shpejtë, transmeton Telegrafi.


“Shfrytëzoni vetëm liqenet publike dhe mos hyni në ato që nuk janë të sigurta, sepse jeta juaj mund të jetë në rrezik. E patë se sa qetë ishte uji, derisa gjithçka ndryshoi” ka thënë njohësi i këtyre kafshëve.

Sulmet e pa pritshme dhe të vrullshme të aligatorëve, kanë ndodhur shpesh në atë zonë, andaj është kërkuar prej vizitorëve që të kenë kujdes të shtuar. /Telegrafi/