Komuna e Vitisë e ka nderuar me “Çelësin e Qytetit” vajzën e ish sekretares amerikane, Madeleine Albright, Alice e cila është edhe kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjecarit, ku përmes programit të Pragut janë rinovuar në këtë komunë disa ndërtesa shumëkatëshe me qëllim të rritjes së efiçiencës së energjisë.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfaqësues nga MCC-së, Fondacioni i Mileniumit të Kosovës dhe shumë qytetarë të tjerë vitias, derisa e gjithë qendra e qytetit ishin mbushur me flamujt të shtetit amerikan.
Kryetari i komunës se Vitisë, Sokol Haliti tha se sot u përurua një projekt prej të cilit më së shumti përfituan qytetarët.
Haliti tha se kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright e nderoi me “Çelësin e Qytetit” të Vitisë në emër të miqësisë së përjetshme në mes të Kosovës dhe ShBA-ve.
“Në emër të qytetarëve të Vitisë dhe të gjitha etnive dhe identiteteve që jetojnë në Viti, në emër të miqësisë së përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve, në emër të historisë sonë të përbashkët nga rezistenca paqësore e presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe luftën e shenjtë të Kosovës dhe historisë më të re të Kosovës së pavarur dhe demokratike dhe në emër të synimeve të përbashkëta të MCC-së dhe komunës së Vitisë për mbrojtjen e ambientit, arritjen e barazisë gjinore dhe zhvillimin ekonomik të Vitisë dhe mbarë Kosovës me propozimin tim dhe miratimit të Kuvendit Komunal kam nderin si kryetar i komunës t’ju nderoj me ‘Çelësin e komunës së Vitisë’ si përfaqësuese e MCC-së“, tha ai.
I pari i komunës së Vitisë po ashtu foli edhe rreth projektit me MCC-në për të cilin tha se ka fuqizuar institucionet e Kosovës që të marrin përgjegjësinë në projektet e efiçiencës energjetike.
“Me dhjetëra familjarë sot kanë banesa të ngrohta dhe do të shpenzojnë më pak rrymë ndërsa jemi të lumtur që ky model i bashkëpunimit në mes komunave dhe MFK-së është përdorur edhe në gjashtë komuna tjera….
MCC e ka fuqizuar MF dhe institucionet e Kosovës që ta marrin përgjegjësinë në projektet e efiçiencës energjetike në përfshirje të grave në sektorin e energjisë edhe në qeveri transparente dhe qeverisje të mirë… Shumë mësime nga investimet tuaja do t’u shërbejnë qeverive lokale dhe atyre qendrore për planifikim më të mirë në investime strategjike për një zhvillim të qëndrueshëm. Komuna e Vitisë është lidere për projektet për zhvillim të qëndrueshëm dhe do të vazhdojmë të përdorim eksperiencën me MCC-në edhe në të ardhmen”, theksoi ai.
Kurse, kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright u shpreh shumë e emocionuar që ndodhet në Kosovë dhe që shënojnë përfundimin e projektit të Pragut.
Derisa falënderoi komunën e Vitisë për nderin që ia bënë dhe vlerësimet për nënën e saj tashmë të ndjerë, Madeleine Albright, ajo tha se nga viti 2004 MCC ka krijuar partneritet me 49 vende të botës, duke investuar rreth 15 miliardë dollarë për të nxitur rritjen ekonomike dhe luftuar varfërinë.
Ndërsa, theksoi se bashkëpunimi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit me Kosovën ka krijuar një bazë të mirë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për efiçiencën e energjisë elektrike.
“Partneriteti i MCC-së me Kosovën filloi në vitin 2017 me nënshkrimin e programit të Pragut në Kosovë të MCC-së pra dhe ky është programi që jemi mbledhur sot që ta shënojnë përfundimin e tij. MCC dhe Qeveria e Kosovës punuan për të promovuar përdorimin më efiçient të furnizimeve ekzistuese të energjisë dhe për të forcuar llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve qeveritare që ofrojnë shërbime për qytetarët e vendit… Programi i Pragut të MCC-së ka punuar për të krijuar një bazë mbi të cilën qeveria e Kosovës mund të vazhdoj të ndërtoj një të ardhme më të ndritshme dhe me energji me efiçiente për të gjithë kosovarët”, theksoi ajo.
Vajza e ish sekretares së shtetit të Amerikës tha se komuna e Vitisë ka qenë një nga gjashtë komunat që u implementua projekti, prej të cilit përfituan rreth 43 familje.
“Si pjesë e komponentit të rinovimit të efiçiencës së energjisë në banesa të projektit për energji të besueshme Vitia ishte një nga gjashtë komunat e përzgjedhura për të pilotuar një qasje të re për subvencionimin e efiçiencës së energjisë.. Ju përgëzoj juve dhe komunën e Vitisë që ishit një partner i qëndrueshëm në këtë program duke kontribuar me 30% të kostos së rinovimit nga të cilat do të përfitojnë 43 familje që jetojnë në këto ndërtesa banesore”, tha ajo. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari në Likovë: Do të sjellim drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE